Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy gjatë kohës së qëndrimit të tij në detyrë dha dhe një panoramë të jetës personale me gruan e tij, Carla Bruni. Shpesh çifti është komentuar në media për romancën e tyre. Ndonëse ai ishte një president, ndërsa ajo një supermodele, askush nuk e priste që të kishin një dashuri të zjarrtë.
Ish zonja e parë e Francës, duhej të promovonte albumin e saj “French Touch”, por në të vërtetë Carla Bruni është kujdesur të vlerësojë aftësitë e saj në shtrat me bashkëshortin Nicolas Sarkozy.
Ajo e ka cilësuar “fantastike” marrëdhëniet me të shoqin, por dëshira nuk është vetëm ajo që mjafton në çift:
Vetëm zjarri dhe pasioni sjellin shkatërrimin e lidhjes, – ka thënë ajo. – Po, jam akoma e tërhequr nga burri im dhe imagjinoj se ai është akoma i tërhequr pas meje, pas këtyre 10 viteve bashkë.
Ish-zonja e parë e Frances, Carla Bruni ka befasuar me dekaratat e saj dhënë për mediat italiane, teksa e quan seksin me burrin e saj “fantastik” dhe të çmendur:
Po jam ende e tërhequr pas tim shoqi dhe mendoj se edhe ai pas meje, edhe pse kemi mbi dhjetë vjet bashkë. Në një martesë duhet të ndjesë si dëshirë miqësie edhe dashurie për partnerin. Kur jetonim në Eliseo mundohesha të darkoja me të sa herë që axhenda ia lejonte. Edhe sot bëjmë seks si të çmendur. Mundohem që të ruaj gjithmonë pak mister”, shprehet ajo për mediat italiane.
