Vdes 20 vjeçari, dyshohet në vetëvrasje

Sot në mesditë ka ndodhur një tragjedi ku një i ri rreth moshës 20 vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur ne rrugën Zenun Beqa ( Në Lagjen e re) ku një i ri ka rënë nga kati i 7-të.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se trupi i të riut është pa shenja jete.

Policia ka marrë trupin e pajetë dhe e ka dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas dëshmitarëve dyshohet në vetëvrasje por sipas policisë shkaku i vdekjes do të komunikohet vetëm pas kryerjes së obduksionit të trupit të pajetë të të riut./ferizajpress

Temat
LajmeVend

Të afërta