Fryti i kaltër, më i fortë se antibiotiku

Nëna natyrë vërtet ka menduar për gjithçka e kështu ka dërguar edhe boronicën, që shihet si një ndër ilaçet më të forta natyrale.

Efekti i tyre është më i fortë se edhe antibiotikët e shumë sëmundje shërohen përmes tyre. Boronicat sidomos ndikojnë në sistemin urinar, respirator, tretës dhe atë nervor. Në vendet ku nuk mundet të depërtojnë antibiotikët, atë e bëjnë boronicat.

Për shembull në rrugët urinare në të cilat ekziston inflamacioni i shkaktuar nga bakteri “E. Coli”, boronica si antiseptik paraqet ilaçin e duhur, e rezultatet janë të shpejta dhe të sigurta. Boronicat e forcojnë dhe freskojnë organizmin e njeriut duke pamundësuar reaksionin e sëmundjeve.

Për t’u shëruar nga sëmundjet, atëherë:

Ditën e parë përtypni një boronicë,
Ditën e dytë dy boronica,
Ditën e tretë tri boronica,
Ditën e katërt katër boronica,
Ditën e pestë pesë boronica

… (dhe kështu 15 ditë), Ditën e 15 po aq fruta të boronicës, Ditën e 16 merrni një më pak, kjo është 14 boronica, Ditën e 17 merrni 13 boronica, Ditën e 16 merrni 12 fruta të boronicave derisa të arrini deri në një të vetëm.

Temat
Shëndet

Të afërta