Policia sapo e ka arrestuar Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Gazetari dhe kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.
Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.
Në polici janë shoqëruar edhe persona tjerë që kanë qëndruar bashkë me Faton Ramadanin.
Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, rreth 10 minuta pas ngjarjes nga e cila kryeredaktori i ‘Insajderit’ mbeti i përgjakur në
fytyrë.
Pjesëtarët e policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi, raporton Gazeta Express.
Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë
qenë bashkë, në të njëjtin tryezë, me sulmuesin e Kajtazit, në momentin
kur ka ndodhur sulmi.
VehbiKajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka
sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express.
Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. /GazetaExpress/.
