8 ushqime që nuk duhet t’i ngrini dhe shkrini sërish

Ekzistojnë gjëra që e kanë të patjetërsueshme pozicionimin e tyre në frigorifer, mirëpo ka edhe disa ushqime që bëhen të çuditshme kur ngrihen e më pas shkrihen.

Djathi- Llojet e djathërave të butë si gjiza, djathi i dhisë apo kajmaku nuk është mirë të ngrihen e më pas të shkrihen pasi mund të prishin formën dhe shijen e tyre. Djathërat e fortë si parmexhano zakonisht janë të sigurtë, por sërish është më mirë të blini vetëm atë çka ju nevojitet dhe ta vendosni siç duhet në frigorifer.

Produktet e qumështit- Ajkën, dhallin, kosin, shtalpën dhe kremin, të gjitha ndani veç e veç dhe sistemojini në frigorifer.

Vezët- Vezët mund të zgjerohen gjatë procesit të ngrirjes, duke shkaktuar që lëvozhga të kriset dhe të lejojë bakteriet të hyjnë brenda. Vezët e gatuara si dhe salcat e ndryshme me përbërje nga vezët si salca holandeze, majonezi dhe salca merengë me vezë të rrahur, hyjnë gjithashtu në kategorinë e produkteve që nuk bën të futen në frigorifer.

Ushqim i skuqur- Ushqimet e skuqura nuk janë aspak të mira gjatë ngrirjes në frigorifer dhe shkrirjes së tyre.

Kafeja- Është në rregull nëse ruani në frigorifer qese apo paketime të mbyllura të kafesë deri në një muaj. Por, nëse e keni hapur qesen dhe filloni të merrni kafe gradualisht dhe sërish ta vendosni brenda, atëherë kafeja mund të prishet.

Disa prodhime- Produktet që kanë përmbajtje të lartë të ujit (trangulli, shalqiri, marulja) zbuten dhe krijojnë lagështi gjatë ngrirjes dhe shkrirjes.

Erëza të freskëta- Provoni të fusni erëza të freskëta në frigorifer dhe do ti shihni rezultatet duke përfunduar në tharje dhe lagështi.

Pasta të gatuara- Pastat e gatuara shndërrohen në brumë të qullët pas ngrirjes. Mënjanoni pa përjashtim këtë.

Salca të trashura me miell ose miell misri- Këto lloje të salcave siç janë beshameli dhe salca me lëng mishi, nuk preferohen ti nënshtrohen disa herë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes.

Avokado- Forma e avokados ndryshon gjatë ngrirjes, kështu që tentoni mos ta bëni asnjëherë këtë.

Patate- Kur ka qenë hera e fundit që keni kërkuar një patate të butë, të freskët dhe jo të lëmuar? Pikërisht, për këtë, largojuni ngrirjes së tyre sepse e humbin origjinalitetin.

Temat
Shëndet

Të afërta