Nëse keni vendosur të humbisni disa kilogramë të tepërt, ju me siguri e dini se mënyra më e mirë është që të ndiqni një dietë të balancuar e të shëndetshme. Ka disa pije të cilat ju ndihmojnë të humbisni shumë shpejt peshë dhe të keni një metabolizëm të mirë. Më poshtë po ju sjellim 5 pije shumë efikase për dobësim.
1. Lëngjet detoksifikuese
Pijet detoksifikuese ju ndihmojnë që të largoni toksinat nga organizmi juaj, gjë që ndikon në pastrimin e organizmit dhe në heqjen e kileve të tepërta. Disa nga lëngjet e frutave që kanë një ndikim të lartë detoksifikues janë citruset, si psh: portokallet, mandarinat, limonat dhe qitrot.
Gjithashtu xinxëfilli, karrotat dhe mollët janë detoksifikues shumë të mirë qe ju ndihmojnë në fuksionet dixhestive si dhe janë antioksidantë shumë të mirë.
2. Lëngjet e perimeve
Lëngjet e perimeve kanë efekte shume të mira detoksifikuese dhe antioksidantë që ndikojnë në rënien në peshë. Lëngje të rekomandueshmë janë: lakra e bardhë, brokoli dhe lakra jeshile. Veti tjetër e këtyre perimeve është se ato largojnë radikalet e lira duke e mbajtur organizmin tuaj të shëndetshëm, si dhe rregullojnë balancat hormonale.
3. Çaji jeshil
Çaji jeshil përdoret prej shumë vjetësh si një pije tepër kurative për shendetin. A ndikon shumë pozitivisht edhe për rënien në peshë pasi largon toksinat nga organizmi si dhe djegin kaloritë. Gjithashtu çaji jeshil ka efekte të njohura antistres dhe relaksuese.
4. Lëngu i boronicës dhe dardhës
Lëngjet e frutave janë shumë të shijshme dhe shumë të pasura me vitamina dhe minerale të nevojshme për organizmin.Lëngu i boronicës dhe i dardhës mund të veçohen për vlerat e tyre të larta antioksidante, për nivelin e lartë me vitaminë C, por edhe për faktin se përmirësojnë metabolizmin dhe ndikojnë për rëniën në peshë.
5. Kafeja e zezë
Kafeja e zezë njihet për benefitet e saj të shumta, ndër të cilat veçohen vlerat e saj antioksidante që ndihmojnë në largimin e radikelave të lira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e disa lloj kancereve dhe të diabetit. Gjitahstu kafeja e zezë përmirëson metabolizmin dhe djeg kaloritë duke ju ndihmuar të bini në peshë.’
