Dmitry Baksheev, 35 vjeç me nofkën “Devil” dhe gruaja e tij, Natalia Baksheeva, 42 vjeç u arrestuan nga policia ruse, pasi u akuzuan se vranë dhe hëngrën 30 persona, të cilët i kishin kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Por tani të tjera fakte rrëqethëse janë publikuar nga policia ruse. Mësohet se çifti i sëmurë mbante eshtrat e qenve dhe maceve në frigoriferin bashkë me mbetjet e ngrira të njerëzve të vrarë.
Ky fakt rrëqethës u zbulua nëpërmjet raportit mjeko-ligjor dhe ekspertizës që iu bë mishit të gjendur në frigorifer.
“Ekspertët kanë vërtetuar se ka pasur mish njerëzish, qensh dhe mace në çanta plastike”, njoftoi agjencia e lajmeve Mash. Tani ekspertët janë duke pritur për rezultatet e testit të ADN-së në mënyrë që të kuptojnë se sa mbetje njerëzish ishin në frigorifer. Deri tani janë gjetur trupa të futur nëpër çanta plastike dhe kavanoza brenda në frigorifer.
