Aeroplani që po e shpëton Kaliforninë, i bartë 20 mijë litra ujë

Kalifornia e Amerikës vazhdon të jetë në gjendje katastrofale pas ndezjes së zjarreve.

Më shumë se 160 mijë hektarë janë djegur deri tani ndërsa kanë vdekur 21 persona, janë shkatërruar 3500 shtëpi e biznese.

Por, pasojat do të ishin shumë më të mëdha sikur mos të ishte aeroplani 747 SuperTanker që po bën punë të madhe në pengimin e një katastrofe më të mëdha.

Aeroplan i prodhuar nga Boeing po kryen punë më shumë se të gjithë zjarrëfikësit pasi që zë 20 mijë litra në ujë dhe po ndihmon në lokalizimin e zjarreve.

Temat
Përgjithshme

Të afërta