Aktorja e njohur Arta Nitaj këto ditë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bukuroshja me linjat seksi është pikërisht në New York ku edhe ka festuar ditëlindjen e saj, transmeton Gazeta Express.
Nga atje natyrisht nuk munguan as imazhet e shumta të Artës, ku shfaqet tejet seksi.E teksa ajo shëtitet në rrugët e New Yorkut në taxi, ka realizuar një fotografi provokuese me gjuhën jashtë.


Kujtojmë se Arta kohëve të fundit ishte komentuar shumë për lidhjen e saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.
Por, lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe të dy tashmë kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
“Për aq kohë sa zgjati ishte ok”, kishte deklaruar Bruno në një intervistë.
Temat
Showbiz
