Vargje rrënqethëse të Morenës, që nuk i keni lexuar asnjëherë!

“Se fëmijërija ime mund të mos ketë qenë e përsosur edhe pse ka mbaruar herët, por në krahët e tu unë jetoj përsëri fëmijërinë”, janë vargje prekëse të këngëtares Morena Taraku, dedikim pa pikë dyshimi nënës së saj të ndjerë.

Vdekja e saj e hershme, akoma pa e shijuar fëmijërinë Morena, ka filluar të lë gjurmët e mungesës qysh në rrugëtimin e saj jetësor, deri tani, kur njihet për atë që është sot, shkruan Kosovarja.

Pavarësisht kësaj, babai i saj si ‘hero’ për këngëtaren, gjithmonë ishte dhe vazhdon të jetë krahu i djathtë, e këtë nuk e ka fshehur asnjëherë Morena. Mungesa e prindit është boshllëku më i madh që mund të ekzistojë në jetën e çdokujt, por mënyra se si zgjedh të përmbushësh veten, është çështje e secilit individë. Morena është treguar mjaft e zonja në këtë aspekt, mbase nuk e njihni përtej modelimit e muzikës, por leximi e shkrimi, janë pasioni që e kompletojnë këngëtaren, teksa shpreh gjithçka ndjen brenda vetes.

E njëherit edhe dashuria për kafshët, e shfaqur jo rrallëherë, lë të kuptohet se brenda saj fshihet një ngrohtësi e dashuri që di të dhurojë.
Tashmë, njihet anëtari më i ri në shtëpinë e Morenës, Moi, qenushi i përkëdhelur si shoqëruesi i pandashëm i saj, e vargjet paraprake, mbase mund të përputhen edhe për dashurinë e papërshkrueshme ndaj tij.

Temat
Showbiz

Të afërta