Thaçi kërkon pasaporta të Shqipërisë për kosovarët, Meta thotë se kjo nuk është zgjidhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga homologu i tij Ilir Meta që kosovarëve t’u njihet shtetësia shqiptare, pasi vetëm në këtë mënyrë populli i Kosovës mund ta ketë mundësinë për të lëvizur pa viza.

Thaçi tha se kanë biseduar me presidentin shqiptar që në përputhje me Kushtetutën e të dy shteteve t’u jepet shtetësia shqiptare qytetarëve të Kosovës. Ai shtoi se kjo është mundësia e vetme aktuale që kosovarët të kenë lëvizje të lirë.

Por Presidenti shqiptar Ilir Meta duke e komentuar kërkesën e Thaçit, shtoi se kjo nuk është zgjidha e duhur.

“Mendoj që kjo nuk është zgjidhja për qytetarët e Kosovës, pasi plotësimi i kriterit për vizat është shumë i domosdoshëm për të ardhmen në integrim në BE”, u shpreh Presidenti Meta.

Temat
LajmeVend

Të afërta