Harvey Weinstein është një producent gjigant filmash, mirëpo kohëve të fundit asgjë nuk po i shkon për dore Pas pushimit nga puna prej kompanisë që ai vetë e ka themeluar, edhe gruaja e tij ka lajmëruar se është duke e lënë atë.
Georgina Chapman paralajmëroi në një deklaratë për People se “Kam zgjedhur ta lë burrin tim”, duke cituar akuzat e tmerrshme për ngacmime seksuale që janë bërë kundër tij.
“Zemra ime thyhet për të gjitha femrat që kanë pësuar dhembje të tmerrshme për shkak të këtyre veprimeve të pafalshme”, ka thënë ajo, shkruan rtv21.tv.
41 vjeçarja Chapman, bashkë themeluese dhe disejnere në firmën e rrobave Marchesa ka qenë e martuar me Harvey-n 65 vjeçar qysh nga viti 2007. Çifti kanë dy fëmijë së bashku.
Harvey më herët kishte deklaruar se beson se Georgina qëndron pas tij 100%, siç duket e kishte gabim./
