Përbërësit
8 gota miell
1 maje
3,5 gota ujë të vakët
kripë
PËRBËRËSIT E MISHIT
1 gotë të çajit vaj vegjetal
500 gr mish
3 qepë
3 speca
3 domate
1 lugë të gjellës Salce domate
kripë
piber i zi
Hapat
1
Përbërësit e brumit vendosni në një enë të thellë, përzieni dhe mbylleni brumin me kapak, e lëni në pritje rreth 1 orë.
2
Pas pritjës së nevojshme brumin e ndani në 14 kulaçe të vogla të cilat i hapni me ndihmë të t’holluesit.
3
Petët i fërgoni në tigan në të dy anët ndërsa domatet, qepët, specat i preni në copa të vogla dhe i fërgoni në të njejtin tigan.
4
Pastaj ia shtoni mishin, specat, salcën, erëzat dhe i fërgoni në temperaturë të ultë.
5
Pas pjekjës petëve përmbi ia vendosni glazurën e përgatitur, lahmaxhunat e përgatitur i shërbëni me ajran ose jogurt.
6
Ju bëftë mirë!
