Ky është trupi real i Majlindës së Majkut disa muaj pas lindjes

Pa prit e pa kujtua u bë njëra ndër femrat më të përfolura nëpër medien rozë, shkruan “Kosovarja” për Majlinda Zekën, nënën e Roanit djalit të Majkut.

Majlinda Zeka ka një pamje mjaftë të bukur dhe shumë tërheqëse, duket se ajo nuk e ka pas të vështirë ta bëj Majkun përvete. Edhe pse raportet e Majkut e Majlindës ende nuk dihen saktë se a janë rregulluar apo ende vazhdojnë të jenë të ndarë, edhe pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Roanit.

Të gjithë e pamë Majlindën gjatë muajve të shtatzënisë, ku ajo vërehej dukshëm që kishte shtuar peshë. Ndoshta menduat se kjo peshë që ajo e fitoi gjatë shtatzënisë do ta ndjek edhe një kohë të gjatë.

Por, si duket Majlinda nuk e ka pas të vështirë që t’i kthej linjat e saj ashtu sikurse kur ishte vajzë.

Në disa foto të fundit që ajo po i publikon në profilin e saj në instagram, shihet se barku është shumë në nivel, madje edhe të pasmet e bukuroshes dhe pjesët tjera të trupit e fytyrës, duken sikurse para se të mbetej shtatzënë. Në mos më mirë.

Nuk dihet nëse Majlinda e ka të trashëguar gjenetikisht pamjen e saj, apo ndoshta ajo e mban trupin në formë me palestër.

Temat
Showbiz

Të afërta