Luana jo vetëm po i shijon pafund pushimet në Xhamajka, por çdo ditë po poston foto të mrekullueshme nga atje, ndryshe nga Marina dhe Geti që kanë qëndruar paksa inaktiv në rrjete sociale.
Ditën e djeshme një foto e Luanës ku shfaqej duke qeshur bëri namin për shkak të komentit të Krenarit.
“Bombë bërthamore do i shkonte më shumë përshkrimit të kësaj fotoje. Foto ime e preferuar”, shkruante Krenari, në një farë mënyre duke e kritikuar Luanën për përshkrimin që i kishte vënë fotos.
Pas këtij komenti të gjithë prisnin me padurim çfarë përgjigje do i kthente Luana, por këngëtarja ka reaguar thjesht duke e pëlqyer komentin e Krenarit, ndryshe sa ka vepruar me komentuesit e tjerë të cilëve u ka kthyer përgjigje.

Temat
Showbiz
