Prej vitesh nuk përflitet më vetëm për muzikën, këngët, veshjet skenike, por edhe për jetën private. Fejesa e martesa e Ryva Kajtazit për një kohë ishte temë qendrore në median rozë, shkruan “Kosovarja”.
Bashkëshorti i Ryves, Fidani, e mbështet plotësisht në karrierën si artiste.
E, megjithatë, ai nuk është si ata bashkëshort të shndërruar në menaxher që i përcjellin gratë këngëtare thuajse kudo.
Çifti janë bërë prindër të një vajze dhe ata po duken më të lumtur se kurrë, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, i shoqi i Ryves, Fidani u pa nën shoqërinë e sopranos shqiptare me famë botërore, Inva Mula.
Nuk dihet se nga ka lindur kjo miqësi.

Temat
Showbiz
