Bill dhe Hillary Clinton nuk janë duke folur mes vete që nga zënka në lidhje me librin e saj, bëhet e ditur.
Ish presidenti kishte hedhur dorëshkrimin në bërllok, pasi Hillary kishte injoruar këshillën e tij për të mos e botuar.
Bill e kishte kontrolluar librin, si një përpjekje për ta përmirësuar, por ishte zemëruar kur Hillary kishte refuzuar të lexojë shënimet e tij.
Sipas Page Six, miku i tyre thotë: “Ai i kishte thënë asaj që libri e bënte atë të dukej e hutuar, zemëruar dhe konfuze, dhe se këto ishin cilësi të dobëta në një person që aspironte të bëhej liderë e botës.
“Ai e urrente titullin, sepse të thuash “Çfarë ndodhi” vetëm do t’i bënte njerëzit të thonin, ‘Ke humbur’”.
Që nga atëherë çifti ka folur vetëm përmes miqve dhe avokatëve, thotë burimi.
Zënka besohet se ka ndodhur gjatë verës, para se Hillary të nisej në turin e promovimit të librit.
