5 mënyrat më të thjeshta për të ndërtuar një lidhje të pathyeshme me vajzën tuaj

1. Lëreni të flasë
Merrni kohë për të kaluar me vajzën tuaj dhe dëgjoni me vëmendje atë që iu tregon ajo. Koha e gjumit është moment më I përshtatshëm për vajzat e vogla, sepse ata nuk duan të shkojnë në shtrat dhe do të bisedojnë. Bëni disa pyetje të hapura dhe më pas dëgjoni. Rezistoni për të dhënë këshilla. Thjesht kënaqeni duke dëgjuar zemrën e saj për gjithçka që është duke thënë.

2. Mësoni atë që ajo do dhe mësoni ta doni edhe ju
Cilido qoftë pasioni i saj, investoni në të me të. Për çdo ditëlindje të madhe, pyesni se çfarë do edhe bëjeni bashkë edhe pse mund të mos jetoni së bashku.

3. Mos reagoni ndaj ndonjë “drame”
Ndërsa dëgjon fjalët e saj nga zemra, kontrolloni reagimet tuaja për çdo gjë që ajo thotë. Ajo mund të thotë diçka që është dramatike dhe instinktet amësore do të hyjnë për të korrigjuar ose mbrojtur atë. Por kjo përgjigje mund ta mbyllë në vetvete dhe vështire se do hapet sërisht me ty – ajo mund të jetë e frikësuar për të thënë diçka të keqe ose ofenduese. Bëni pyetje në vend. Mos harroni të komplimentuar se nsa mire po sillet.

4. Mësojini asaj atë që dini
Nuk është larja e enëve, as palosja e rrobave për të cilën ju nevojitet t’i mësoni (megjithëse këto janë gjëra të dobishme për të), por ajo ka nevojë për ju për të mësuar gjërat që flasin me karakterin e saj . Gjërat e tilla si këmbëngulja, besimi dhe integriteti janë tipare thelbësore që ajo do të duhet t’I dijë. Tregojini aq sa ju e dini, dhe ajo do të dëshirojë mendimin tuaj kur të jetë jashtë shtëpisë.

5. Bisedoni me të për marrëdhëniet e saj
Pse vajzat kalojnë kohë të vështira në shoqërine e femrave gjatë rritjes? Ajo ka nevojë për ju për t’i treguar se si mund të jetë një marrëdhënie e mirë femër-femër. Si komunikoni me shokët tuaj? Por më e rëndësishmja, ndërtoni një marrëdhënie të shëndoshë martesore me burrin tuaj për të treguar se si duket një martesë e vërtetë. Ajo do të marrë shembull një ditë kur ajo të gjejë veten në të njëjtën pozitë.

Temat
FunPërgjithshme

Të afërta