5 arsye që nuk iu lenë të dobësoheni!Ja kush jua ka fajin

5 arsye që nuk iu lenë të dobësoheni
1. Zakonet e vjetra janë të vështira për t’u hequr
Kujdes kur bën ndryshime të papritura në dietën tuaj, futni ngadalë ndryshimet, në mënyrë që ta pranoni më lehtë dhe të ndaloni luftën kundër përpjekjeve tuaja.

2. Të privohesh është shumë e vështirë
Askush nuk pëlqen të privohet. Kur i thoni vetes, “nuk mund ta kesh këtë,” është sikur t’i thoni një 2 vjeçari që ajo nuk mund të ketë batanijen e preferuar. Blini ushqim me cilësi të lartë (si çokollata e zezë organike në vend të karameleve ose patatinave). Përveç kësaj, futini ushqimet në kuti të vogla nëse nuk doni të hani gjithë pakon. Provoni të pini një gotë uji para se të hani ushqim jo të shëndetshëm.

3. Numërimi i kalorive nuk është zgjidhje
Nëse hani shëndetshëm, nuk keni pse numëroni kaloritë. Për shembull, një mollë dhe një petull e ëmbël kanë secila nga 100 kalori. Megjithatë, petulla nuk ka fibra ose vlera ushqyese dhe do të merrni gjithashtu yndyrna kundrejt mollës, e cila përmban 100 kalori të duhura. Përqëndrohuni në cilësinë e ushqimit kundrejt kalorive.

4. Kalimi i vakteve bën të shtoni dhjam
Nëse kaloni vaktin, ka të ngjarë të hani më shumë sapo të keni vaktin e rradhës, duke krijuar një kalori të tepërt dhe, për rrjedhojë, yndyrëmë shumë. Hani vazhdimisht mëngjes, drekë dhe darkë çdo ditë, duke u përqëndruar në zgjedhje të shëndetshme si drithërat, proteinat natyrore dhe shumë perime të freskëta.

5. Mendja juaj mund të punojë kundër jush
Mendja njerëzore është jashtëzakonisht e fuqishme. Nëse nuk mendoni se mund të humbni peshë, kjo do ta bëjë këtë edhe më sfiduese humbjen e kileve. Nuk ka magji për humbje peshe. Duhet kohë, durim dhe gatishmëri për të mësuar një mënyrë të re të jetës. Përqendrohuni në ndonjë udhëtim që doni të bëni. Kjo mënyre jetesë do të çojë në një mendje, trup dhe shpirt të shëndetshëm.

Temat
Shëndet

Të afërta