Pra, ju nuk mund ta mveshni kuzhinën me Teflon, duke u munduar të mani pastërti. Por para se të dërgoni të gjithë familjen për të jetuar me gjyshen, provoni një nga këto strategji.
Unë dhe fëmijët e mi bëjmë 10-minuta kohë pastrim çdo ditë. E bëjmë si një lojë. E vendosim kohëmatësin dhe lëshojmë muzikë vallesh, dhe pastrojmë sa më shumë që të mundemi në atë valë të shpejtësisë. Fëmijët largojnë lodrat e tyre, kurse vetë fokusohem në një kënd që më ka penguar më shumë, si dollapët e kuzhinës. Pastaj bëjmë një befasi argëtuese si shpërblim.
Melissa Rielly. Juneau, Alaska
E përfundova dyshemenë e garazhit. Në ish-shtëpinë time, dyshemeja e çimentos krijonte sasi të madhe të pluhurit të hollë, i cili linte gjurmë nëpër shtëpi. Pra, kur familja ime u zhvendos në vendin tonë të tanishëm, shkova në dyqan lokal dhe një punonjës më ndihmoi të gjej një bojë për dyshemenë e garazhit që shërben si një shtresë mbrojtëse. Nuk mund ta besoj sa më pak pluhur ka për pastrim në krahasim me më parë.
Nessa Memberg. San Tan Valley, Arizona
Në vend se t’i ruani pajisjet për pastrim në një vend, mbani pjesë të pajisjeve në vende periferike rreth shtëpisë kështu që ju mund t’i pastroni më shpejtë dyshemetë. Që kur kam filluar këtë sistem – për shembull, të fshehjes së sprejeve për pastrim dhe salfetave të letrës në dollapin e banjos dhe leckave për pluhur në sirtarë – unë nuk duhet të pastroj thellësisht aq shpesh.
Alyson Lewis. Locust Valley, New York
Qilimi në shtëpinë tonë është zonë e trafikut të lartë ashtuqë bëhet tepër i pistë, kështu që në krye të qilimit kam vendosur një copë dekorative tapeti, për pastrimin e këmbëve, sepse është më lehtë për ta thithur ose larë kur të ndotet. Kjo ka bërë një ndryshim të madh. Më parë qilimin e pastroja një herë në muaj. Tani atë e pastroj vetëm një herë në stinë.
Kellie Butler. Center Line, Michigan
“Lini shumë në derë” është motoja ime për të mbajtur shtëpinë tonë të pastër. Unë vendosë nga një rrogoz në të dy anët, brënda dhe jashtë te dera hyrëse e përparme dhe dera e pasme. Shuma e ndotjes që mblidhet në rrogozin e brëndshëm është dëshmi për mua se kjo metodë është e mrekullueshme.
Rosemary Beauvais. Houston, Texas
Një rregull i madh i imi është, kurrë mos shkoni lart pa marrë me vete një send që i takon katit të sipërm, dhe anasjelltas. Meqë unë kam tre fëmijë, ka gjithmonë lodra për të marrë poshtë ose rroba të lara për t’i çuar lart. Ky rregull më kursen nga detyrimi për të bërë shpesh pastrime të mëdha të shtëpisë.
Jessica Kaufman. St. Anthony Village, Minnesota
E lë tryezën për ngrënie të gatshme gjatë gjithë kohës. Ja pse: Burri im dhe dy djemtë e përdorin për të lënë gjëra: letra postare, çelësa, sende shkollore dhe të rastit, si pranga, mbi tryezë, e trajtojnë atë si një terren deponimi. Një set i ngrënies (takëmi) i jep të gjithëve perceptimin se shtëpia është e pastër, dhe ata janë çuditërisht shumë të kujdesshëm që mos ta ndotin atë. Duhet të pastroj pluhurin nga takëmi kohë pas kohe, por kjo është një çmim i vogël për të paguar.
Ruby Silvious. Coxsackie, New York
Sekreti im për një shtëpi pa pluhur është pastrimi i dyshemesë me lecka tharëse. E bashkëngjitni leckën thithëse në një fshesë korenti (Swiffer sweeper) dhe e pastroni dyshemenë rreth një herë në javë. Shtresa e lyer në leckën tharëse largon pluhurin, që do të thotë më pak punë për mua më vonë. Gjithashtu, i japin erë të këndshme shtëpisë.
Kate Murtha. Clayton, New Jersey
Fshirja apo thithja e rregullt ishte e vetmja mënyrë për menaxhimin e “shtëllungave të qimeve” të shkaktuara nga gëzofi i qenit tim. Pastaj burri im filloi ta lajë qenin jashtë çdo dy ditë në vend të vetëm një herë në javë. Sot qeni lëshon shumë më pak qime në shtëpi, ashtuqë kam ndryshuar regjimin striktë të pastrimit.
Patty Williams. Live Oak, Florida
Ndonjëherë kam anashkaluar thithjen e pluhurave për shkak të zvarritjes së pajisjes së rëndë nga dollapi, që ishte një mundim. Pastaj bleva një shkop thithës kompakt që përshtatet në një kënd të dhomës së ndejës. E pastroj dhomën për pesë minuta çdo natë. Kati është aq shumë më i pastër, se me pastrim të thellë të mundimshëm.
Andrea Reed. Chicago, Illinois
Një gjë që më duket e pahijshme në shtëpi – dhe më çmendë – janë çorapet e shpërndara kudo. Zgjidhja ime ishte, caktimi për secilin prej tre fëmijëve të mi një rrjetë qese në lavanderi ekskluzivisht për çorape. Ata e dinë se duhet t’i vendosin atje të gjitha çorapet e tyre dhe kur është koha e larjes, unë vetëm i fus qeset drejtë në makinë. S’ka më hallakamë!
Solana Henneberry. Alameda, California
Pastrimi i pluhurit të perdeve kërkon shumë kohë, kështu që i kam zëvendësuar ato në çdo dhomë me lloje që lahen në makinë. Kështu tani shumë më shpejtë i laj perdet në lavanderi.
Jean Cook. Cary, Illinois
Kur fëmijët e mi (tani të rritur) ishin të vegjël, unë isha përherë duke hequr njollat e ndjeshme që gishtat e tyre i linin nëpër mure dhe mobilje. Kështu pas çdo vakti, fillova të përdorë fraza pa kuptim, “duart lart si te mjeku!” Kjo i përkujtonte fëmijët që të mos prekin asgjë para se t’i lajnë duart
