Roberti shkatërron spektaklin, Alketa kërkon të mbyllen mikrofonat

Mbrëmja e spektaklit ‘Dance with me’ ka filluar ndryshe nga herët e tjera.

Muzikë e kohëve të ndryshme u kërcyer njëherazi nga të gjithë konkurentët ku në skenë ishte moderatorja Alketa Vejsiu dhe koreografi Albi Nako.

Kjo është hera e parë që Albi ngjitet në skenë pas një kohe të gjatë. Pas përfundimit të performancës Alketa ka kërkuar opinionin e jurisë. Ai që nuk surprizoi me reagimin e tij ishte Robert Aliaj, i cili kishte rezerva dhe për kërcimin e koreografit dhe anëtarit të jurisë njëkohësisht.

‘Ishit aq kot… Nga këtu mu duk vetja si të isha bariu i një tufe…’ tha Roberti dhe menjëherë ka ndërhyrë Alketa e cila ka kërkuar urgjent nga juria të myllen mikrofonat.

Menjëherë pas kësaj ka filluar gara mes konkurentëve ku e para mbrëmjen e nisi Anna Lika. /Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta