Lajme

Ramiz Lladrovci për rrahjen mes Milaimit dhe Frashërit: Të dytë i kisha rreh

By FIRST CHANNEL

October 09, 2017

Kryetari i Drenasit, njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për edhe një mandat në krye të komunës, ka komentuar rrahjen e pak ditëve më parë mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, në emisionin “N’Kosovë show” në First Channel.

Madje, ai ka parashikuar se do t’i rrihte që të dy, në rast se do të zihej me ndonjërin prej tyre.

“Unë i kisha rreh të dytë, i kisha sos krejt”, ka thënë ai në emisionin “N’Kosovë show”, teksa ka folur për përplasjen mes deputetit të Nismës për Kosovën dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje.