Po merrte pjesë në maratonën humanitare, vdes ministri nga sulmi në zemër

Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë, Slim Shaker, ka vdekur nga sulmi në zemër si pjesë e maratonës që është organizuar për të mbledhur fonde në luftën kundër kancerit.

Ministri 56 vjeçar ka vrapuar 500 metra në maratonën, të cilën e ka organizuar një shoqëri për mbledhjen e parave për ndërtimin e spitalit për fëmijë që vuajnë nga kanceri, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ministri ka mbajtur fjalim ku më pastaj pasi që është futur në veturë i ka ra të fikët dhe më vonë ka vdekur në spitalin ushtarak në Tunis.

“Kam humbur vëllain dhe kolegun”, ka shkruar në Facebook kryeministri i Tunizisë, Jusuf Shahed, duke shtuar se ai ka shkuar duke kryer detyrën e tij. /kp/Telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta