Për të gjithë adhuruesit Shkurte Fejza ka një befasi!

Edhe pas 40 vitesh karrierë, si një përvjetor i shënuar, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Shkurte Fejza, vazhdon me po të njëjtën tempo të prduktivitetit në fushën e muzikës.

Këngëtarja, është ndër të rrallat që është shquar përherë për projektet me temë patriotizmi e atdhedashurie, por pa i lënë anash edhe ato kushtuar dashurisë, shkruan Kosovarja.

Tash së fundi, Shkurte Fejza, paralajmëron edhe një risi të radhës për të gjithë dashamirësit e muzikës së saj, me ç’rast njofton edhe bashkëpunëtorët në këtë projekt e që nuk janë emra të panjohur.

“Diçka e re po vjen” ka shkruar Fejza, përkrah fotos së publikuar në rrjete sociale në studion e realizimit të këngëve.

Epo mbetet vetëm pritja e lansimit të këngës, ndërsa për dëgjueshmërinë e suksesin që do e gëzojë, nuk ka aspak dyshime.

Temat
Showbiz

Të afërta