Kënga që nuk u bë kurrë, adoleshenti rom akuzon Elita Rudin për mashtrim (Video)

Në një paraqitje televizive këtë muaj, më 1 tetor – në një emision tjetër – Burhani ka treguar për “mashtrimin” e emisionit “Elite Show”. Ai pretendon se Elita Rudi e ka gënjyer dhe se i ka thënë që “nuk merrem me ty”.

16-vjeçari nga Fushë Kosova, Burhani, i cili vjen nga radhët e komunitetit rom u befasua në muajin maj të këtij viti nga produksioni i emisionit të showbizit “Elite Show”, ai po pastronte xhama të veturave në qendër të Prishtinës.

Burhanit iu afrua gazetari i emisionit “Elite Show” – emision që mban autorësinë e prezantueses Elita Rudi – në rrugët e Prishtinës, ai zbuloi talentin e adoleshentit rom për këndim.

Nga rrugët e Prishtinës, produksioni i këtij emisioni e mori Burhanin në emisionin që prezantohet nga Elita Rudi. Kur shkoi në emision, prezantuesja Elita Rudi ia bëri një befasi tjetër, duke i thënë adoleshentit rom se do t’ia realizonin një ëndërr.

Rudi i premtoi Burhanit se emisioni “Elite Show” do t’ia realizoi atij një këngë.

“Elite Show ka vendos me ta bë një dhuratë… ne kemi vendos me ta bo këngën tënde të parë. Brenda tre muajve do të bëhet kënga”, i tha Elita Rudi, Burhanit 16-vjeçar, gjatë intervistës me të në emisionin e saj “Elite Show”.

E, Burhani u emocionua, gati sa nuk iu mbushën sytë me lot. I tha prezantueses Rudi se e ka gëzuar pa masë.

“Ti ke bo mirë edhe më ke gëzu. Faleminderit”, i tha Burhani, Elita Rudit, në emisionin që ishte transmetuar në muajin maj të këtij viti.

Por, ëndrra të cilën “Elite Show” i premtua se do t’ia bënte realitet Burhanit, nuk ndodhi kurrë. Teksa kanë kaluar pesë muaj pas këtij premtimi të Elita Rudit, Burhani nuk e ka këngën e tij.

Në një paraqitje televizive këtë muaj, më 1 tetor – në një emision tjetër – Burhani ka treguar për “mashtrimin” e emisionit “Elite Show”. Ai pretendon se Elita Rudi e ka gënjyer dhe se i ka thënë që “nuk merrem me ty”.

“Te kjo Elita Rudi, më premtoj se ka me ma bo kangën por hala s’ma boni. Kur u kon sezona e pushimit e pyta, por ma bojke unë nuk merrem me ty, edhe pse para kamerës më thojke ta boj kangën”, deklaroi adoleshenti rom, një javë më parë.

Temat
Emisionetn'Kosovë Show

Të afërta