Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili është ftuar të marrë pjesë në vazhdimin e seancës gjyqësore ndaj tij dhe tre deputetëve nga radhët e VV-së, aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Ai ka shkuar në qytetin e Shkodrës për të përcjell nga afër ndeshjen e Shqipërisë me Italinë që po zhvillohet në stadiumin e këtij qyteti “Loro Boriçi”, raporton GazetaBlic.com
Kurti ka qenë i shoqëruar në këtë ngjarje nga bashkëpartiaku i tij Xhelal Sveçla.
Ndërkaq vazhdimi i seancës ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend të hedhur më 16 dhjetor të vitit 2015 pritet të mbahet nesër nga ora 9:00 të mëngjesit.
Në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Kurtit e Kadaj-Bujupit.
Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pasojë e mungesës së këtyre dy të akuzuarve, derisa dy të akuzuarit e tjerë, Albulena Haxhiu e Faton Topalli ishin të pranishëm./Gazeta Blic/

