Turi tha se do e tradhtonte me dy femra, reagon Orinda

Mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Oktapod”, teksa po intervistonte të ftuarin Damianon, Turjan Hyska gjatë bisedës u shpreh se është i gatshëm ta tradhtojë Orindën me Rosie Huntington ose me Charlize Theron.

Menjëherë deklarata e Turit u bë kryefjala e mediave ditën e sotme, ç’ka ka bërë që moderatori të bëjë një postim ku i shkruan Orindës: “Orinda nuk e dinë këta se çfarë heq unë për të mos kaluar ti nga lagjet e Bradley Cooper dhe Orlando Bloom”.

Pas postimit të Turit ka reaguar Orinda e cila ka ripostuar foton e moderatorit dhe i kthen përgjigje: “O Turjan Hyska atij të dytit (Orlando Bloom) i ka shkuar koha, s’bën një lek”.

Temat
Showbiz

Të afërta