Eni dhe Genci prej kohësh po përfliten për një lidhje të mundur prej tyre.
Pikërisht në biznesin më të ri që kanë hapur Eni dhe motra e saj Greta, një butik të titulluar ‘Glam by Eni and Greta’ janë fotografuar cifti më i përfolur i momentit.
Në foton nga Blitz.al shfaqet këngëtarja Eni Koçi dhe Genci shumë pranë njëri tjetrit, madje është mundur të ‘vidhet’ me anë të kësaj fotoje edhe një përqafim mes tyre si asnjëherë më parë.
Tashmë ka dy pista: ose Eni dhe Genci janë të lidhur, ose dyshja thjesht kanë mbyllur bisedimet e fundit lidhur me këngën e tyre që do të dalë së shpejti.
Deri kur ata të flasin, vështirë do ta kemi t’i kapim ama një foto që flet sa 1000 fjalë, ja tek e kemi dhe mirë është të bëjmë ndonjë xhiro nga butiku se ku i dihet, mund ta zbulojmë më në fund të vërtetën përveçse të gjejmë ndonjë veshje të mirë për ta pasur në garderobë.


