Ditët e ftohta e me shi duket se do të mbarojnë nesër.
Që nga sot pritet që temperaturat të ngritën. Ato nga nesër do të shënojnë 14 gradë Celsius.
Gjatë javës ato do të rriten, ku deri në mesin e javës temperaturat do të arrijnë deri në 20 gradë.
Të dielen pritet përmirësim i motit, ku do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell.
Në fillim të javës do të vazhdojë të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell.
Të martën pasdite vende-vende nuk përjashtohen mundësitë për riga lokale shiu.
