Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

“Çmendet” moti në Shqipëri, reshjet e borës bllokojnë banorët dhe turistët

Ndodh rrallë që dëbora të trokasë që në ditët e para të tetorit në zonën e Kelmendit.

Por këtë herë ajo ka vendosur të vijë më shpejt dhe i ka çuditur jo pak vendasit, të cilët janë ende duke sistemuar bazën ushqimore për vete, por edhe gjënë e gjallë, përpara një dimri të gjatë e të egër që përjetojnë këto bjeshkë të larta.

Ndonëse e rallë për kohën, shtresën e parë kjo dëbore e ka vënë të mirë, plot 35 centimetër në Qafën e Berdelecit, 1200 metra mbi nivelin e detit.

Vizitorët e kësaj zone, por edhe turistët e huaj i zuri të papërgatitur kjo dëborë, por fatmirësisht rruga nuk është bllokuar.


Për stinën e dimrit janë vendosur dy borëpastruese të cilat kanë si detyrë mbajnë hapur të rrugës se Kelmendit nga Leqet e Hoti dhe deri në Vermosh e në pikën kufitare doganore të Gërnçarit me Malin e Zi.

Rruga Shkodër-Vermosh, 100 kilometra e asfaltuar një vit më parë, lidhin edhe krahinën shqiptare të Plavës dhe Gucisë me Malësinë e Madhe, Shkodrën dhe Podgoricën.

Exit mobile version