Showbiz

Udhëtimi milion dollarësh i Fjolla Morinës

By FIRST CHANNEL

October 07, 2017

Këngëtarja Fjolla Morina së fundi ka qenë për pushime në Dubai.

Nga atje, ajo ka sjellë vazhdimisht imazhe të reja në të cilat shfaqej shumë joshëse, shkruan lajmi.net.

Ajo që vërehej në këto fotografi ishte fakti që Fjolla po bënte pushime luksoze në Dubai.

E këtë gjë e thotë edhe ajo, duke postuar së fundi një video gjatë momentit kur ishte bërë gati për tu kthyer në shtëpi, ku shihet vetura përplot me valixhe.

“Udhëtimi milion dollarësh”, ka shkruar ajo sipër videos.