U gjet në Llogara, zbardhet e vërteta e çantës me 115 mijë euro

Ditë më parë një çift shqiptar dorëzoi në polici një çantë me plot 115 mijë euro brenda.

Ashtu siç u raportua me pas nga policia e Vlorës, çanta i përkiste një çifti ukrainas, S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, para te cilat u sekuestruan ndërsa çifti u ndalua për te dhënë shpjegime për mosdeklarim te sasisë së madhe të lekeve në pikën kufitare ne Rinas.

Ndërsa sot detaje të reja kanë dalë në dritë për arsyen pse ukrainasit kishin këtë shumë të madhe lekësh me vete.

Gazetari i Neës 24, Enrik Mehmeti, duke cituar burime nga policia shkruan se çifti ukrainas me profesion mjeke, kishin ardhur ne Shqipëri për të blerë me atë shumë lekësh një apartament.

Postimi në Facebook

Zbardhja e Misterit të 115.000 mijë Eurove të Llogorasë

Rreth një javë më parë, pikërisht në këtë vend, një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh. Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në dijeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan. Pasi morën falënderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete, familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare. Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?

Sipas burimeve të policisë ishin një çift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjencie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri… Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në Llogora atë ditë”.

Temat
Përgjithshme

Të afërta