I shpejtë, në përgjigjen e tij ka qenë Shpend Ahmeti, për kryetarin e LDK-së Isa Mustafën.
Ish- kryeministri Mustafa ia ka kujtuar kryetarit aktual të Prishtinës se ai e mori këtë pozitë me votat e PDK-së.
Por Ahmeti thotë se gati që 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur.
“Isa Mustafa duhet me dijtë që sot shumë lehtë në internet mundesh me i pa krejt ngjarjet politike në vitet e fundit edhe në qoftë se nuk ke jetu në Kosovë. Nuk është si në kohën e Jugosllavisë.
Sot paska thënë që VV është me PDK. Qe gati 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur. Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaqin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi”, është shprehur Ahmeti në Facebook.
Ai thotë se në Kuvendin Komunal që tre vjet janë duke u bllokuar punët si shkak i Lirak Çelajt, tash kandidat i PDK-së për Prishtinën.
“Në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana.
Përpara ndoshta edhe keni arrit me mshef veprime të kaluara por sot jo. Mjaft me propaganda koti më”, ka përfunduar ai.