Qeveria ua merr tokën, ata varrosin veten

Qindra fermerë në shtetin e Rajasthan, Indi, kanë protestuar kundër planit të qeverisë për të blerë tokën e tyre. Ata kanë hapur gropa të thella duke u varrosur si pjesë e protestës.

Fermerët nga fshati Nindar, rreth 20 km nga Jaipuri, kryeqyteti i shtetit kanë protestuar për dy javë, por të hënën e kësaj jave zgjodhën metodën unike, e cila konvenon me përvjetorin e lindjes së udhëheqësit të pavarësisë së Indisë Mahatma Gandhi.

Nagender Shekhaëat, kreu i protestës, i tha Al Jazeera se “gati 5000 familje, duke përfshirë fermerët, do të preken nga blerja”.

Ai shtoi se protestuesit kanë bllokuar vendin për 18 ditët e fundit.

Temat
BotëLajme

Të afërta