Pritej data e dasmës, por Ozcan Denis përfundon disa herë në spital

Lajmi se së shpejti aktori i “Një pjesë e imja”, Ozcan Deniz, do të bëhet baba pushtoi të gjitha mediat pak ditë më parë.

Prej më shumë se një viti, aktori i njohur për rolin e Kahramanit po jeton dashurinë e tij me 25-vjeçaren Şeyda Aktan dhe, sipas mediave turke, së shpejti do ta kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.

Por Deniz, ditët e fundit ka pasur probleme serioze me shëndetin.

Nga sa mësohet, shkak ka qenë puna e vazhdueshme dhe me orë të zgjatura, e cila e ka bërë që të humbë rezistencën.Deniz ka nisur prej pak kohësh xhirimet për serialin “Nusja e Stambollit” dhe orët e gjata në punë e kanë bërë që të shfaqë probleme serioze për shëndetin.

I vëllai i aktorit ka thënë për Haberturk se gjatë dy javëve të fundit, Deniz ka shkuar disa herë në spital: “Mjekët po bëjnë analizat që duhen, por kjo është një gjendje e lidhur me intensitetin e lartë të punës”, tha i vëllai i Kahramanit duke shtuar se për momentin, situata është në kontroll dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Deniz, aktualisht po pushon në shtëpi, por lajme për dasmë, ende nuk janë bërë zyrtare.

Temat
Showbiz

Të afërta