Patatja zgjidhje për rrathët rreth syve

Një mënyrë për zgjidhjen e problemit Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinj poshtë syve, gjëja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta kastraveci të freskët për të reduktuar inflamacionin e lëkurës.

Është mirë të bëni të njëjtin veprim, por me feta patateje të gjallë, të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitaminës C.

Maskë për të eliminuar aknet dhe pikat e zeza: Përveç vitaminës C, patatja përmban kalium, bakër dhe squfur, të cilët arrijnë të depërtojnë thellë në lëkurë duke eliminuar toksinat dhe papastërtitë e ndryshme dhe duke reduktuar aknet dhe pikat e zeza.

Merrni një patate të vogël dhe prejeni në feta të holla 3 cm, fërkoni me to fytyrën dhe më pas përhapni fetat në të gjithë fytyrën.

Lidhini me fasho duke lënë të lirë hapësirën tek goja, hunda dhe sytë dhe lëreni të veprojë gjatë tërë natës. Ndërsa, të nesërmen në mëngjes lani fytyrën me ujë të ftohtë.

Temat
Fun

Të afërta