Olti Curri Edi Ramës: Pse s’na përmend atë këngëtaren që na hapi barkun?!

Olti Curri e ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për një deklaratë që kreu i qeverisë bëri këtë të shtunë nga Asambleja e Partisë Socialiste.

Ai tha se kishin gjetur në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, edhe punonjës këngëtarë me profesion. Rama tha se kjo kohë do të marrë fund, dhe fundi sipas tij ishte heqja nga puna e këngëtarit, që nga sa rezultoi më tej, bëhej fjalë për Klajdi Musabelliun. Ky i fundit është një këngëtar mjaft i talentuar i spikatur për zërin e tij të veçantë, dhe ndër më të mirët në kompeticionin e talenteve në muzikë “Ethet e së Premtes Mbrëma”, në një nga edicionet e parë të saj.

Por Rama në deklaratën e tij ka mbajtur një qëndrim të paprecedentë pasi në asnjë moment nuk foli për abuzime apo shkelje në punë nga ana e Musabelliut të cilit vetë nuk ja përmendi emrin, por thjesht la të kuptohet se të jesh këngëtar nuk mund të punosh askund tjetër! Në fakt në një reagim që vetë këngëtari bëri ai paraqiti diplomën e tij në Shkenca Komunikimi, dhe foli me një gjuhë po kaq të ahspër ndaj kryeministrit duke thënë se në punët që ka pasur ja ka dalë me forcat e tij dhe jo duke lëpirë “mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi”. Një zë që i është kundërvënë Ramës është edhe gazetari Olti Curri. Ai i kthen reston kryeministrit Edi Rama duke i thënë se vetë ai është piktor, e duke ndjekur logjikën e shefit të mazhorancës, atëherë ai nuk duhej të ishte kryeministër?!

“Edi Rama tallet me Klajdi Musabelliun pse ai punon ne nje post shteteror dhe eshte kengetar!!!

Po Edi Rama vete qe po drejton qeverine a nuk eshte piktor???

Pse nuk permendi Elsa Lilen ai, qe na hapi barkun dhe hyri ne çadrat e greves se urise se socialisteve, po merret me Klajdin ne eshte hall te vet???

Te qafsha kryeministrin, nuk sheh se do rriten çmimet me 20% , nga TVSH e biznesit te vogel, po merret me show biz …”, – shkruan Olit Curri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

/Gazeta Express

Temat
Showbiz

Të afërta