Teknologji

Google krijon kufjet që përkthejnë në kohë reale

By FIRST CHANNEL

October 07, 2017

Google ka krijuar kufjet e reja, të cilat mund të përkthejnë në gjuhë të huaja në kohë reale.

The Pixel Buds janë të ngjashme me Babel fish, krijesën e famshme fiktive nga The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy.

Ato përkthejnë dhe ju mundësojnë që të flisni me persona tjerë që flasin gjuhë të huaja.

Puna e këtyre kufjeve është mjaft impresionuese në një demo të lansuar nga Google këtë javë, duke i mundësuar folësit në gjuhën angleze që të bëjë një bisedë të mprehtë me biseduesin në gjuhën suedeze.

Kufjet pa tela mbështesin 40 gjuhë botërore dhe ato do të kushtojnë 159 funta.

Ato do të dalin në treg në muajin nëntor të këtij viti.