Showbiz

Gena tregon dy bukuroshet e tij

By FIRST CHANNEL

October 07, 2017

Këngëtari i njohur shqiptar i muzikës së lehtë dhe popullore, Gena, është baba i dy vajzave të rritura me të cilat ka postuar një foto në Instagram, duke na njohur më në fund me to.

“Me princeshat e mia që i dua më shumë se cdo gjë në botë”, shkruan Gena teksa ka hedhur një foto me dy vajzat e tij, ku të gjithë shihen mjaft të qeshur.

Fjalë këto që tregojnë lidhjen e ngushtë që Gena ka me dy vajzat e tij.

Nasiola është 19 vjeçe ndërsa Hegla 17.

https://www.instagram.com/p/BZ7EMnQH07L/?hl=en&taken-by=gena_litoofficial

Gena vazhdimisht poston foto edhe me bashkëshorten e tij, dhe më e fundit është kjo foto që po ju sjellim më poshtë nga një moment gëzimi në karrierën muzikore të Genës, ku shihet teksa ka marrë edhe një çmim.

Duket se Gena i ndan gjithmonë me të dashurit e zemrës, momentet domethënëse që e kanë shoqëruar gjatë ngjitjes në karrierë.

Gena eshte martuar dy here, dhe dy princeshat e tij me te cilat ka nje raport te shkelqyer prinderor, jane nga martesa e pare.