Arrestohet një prodhues i medikamenteve të dëmshme mjekësore

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe prodhim e shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Arrestimi ka ndodhur në Fushë-Kosovë nga Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Policisë në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

“Me 05.10.2017 nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, lidhur me veprën e lartshënuar”, njofton PK-ja për arrestimin e djeshëm të denoncuar qysh më 28 gusht 2017.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta