NISMA: Vetëvendosje të distancohet nga sulmi i Frashër Krasniqit

Nisma për Kosovën ka reaguar pas rrahjes që ndodhi në studio mes deputetit të kësaj partie, Milaim Zeka dhe deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Nisma e ka dënuar sulmin duke thënë se në këtë mënyrë nuk fitohen debatet e tilla dhe se duhet forca e argumenteve politike.

Ky është reagimi i plotë i Nismës:

NISMA për Kosovën dënon ashpër sulmin fizik ndaj Deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Milaim Zeka, sulm ky i cili u krye sot nga deputeti i LVV z. Frashër Krasniqi gjatë një debati në studion televizive të Klan Kosova.

Debatet politike nuk fitohen me sulme të tilla fizike dhe e me grushte, por me forcën e argumenteve politike.

Deputetet e Kuvendit janë të zgjedhur për të shprehur hapur mendimet dhe qëndrimet e tyre dhe poashtu për të debatuar për çështje tjera të ndryshme. Mospajtimet janë pjesë e demokracisë, mirëpo në asnjë mënyrë ato nuk duhet të kalojnë në sulme fizike.

NISMA për Kosovën i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të distancohet nga ky akt i dhunshëm, dhe të vazhdojmë ta ruajmë kulturën e komunikimit edhe në momentet kur nuk pajtohemi.

Temat
LajmeVend

Të afërta