Lajme

E PABESUESHME/ ”Pas grushtave të Zekës dhe Krasniqit, alltiat”!

By FIRST CHANNEL

September 29, 2017

Pas incidentit ndërmjet deptuetëve Frashër Krasniqi nga VV dhe Milaim Zekës nga NISMA në një emison të Klan Kosovës, ka reaguar publicisti Adriatik Kelmendi, duke shprehur pakënaqësi ndaj veprimit të dy deputetëve.

Kelmendi duke ironizuar me dy deputetët, ka thënë se politika kosovare është “drejt përparimit”.“S’ka, politika kosovare drejt përparimit:

“S’ka, politika kosovare drejt përparimit: Së pari degjenerojnë idetë Pastaj bastardhohet gjuha Pas këtyre grushtat bëhen argument E në fund?! Alltiat?! Dhe duartrokitjet e qytetarëve-spektatorë-robotë! #marre”-ka shkruar ai në një publikim në rrjetin shoqëror Facebook.