Lajme

Haradinaj nesër në vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit

By FIRST CHANNEL

September 26, 2017

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nesër pritet të realizojë vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit.

Vizita e parë e Haradinjt do të jetë në Shqipëri.

Ai që në orët e hershme të mëngjesit do të niset drejt Tiranës, ku do të zhvillojë takime të ndara me përfaqësues të shtetit shqiptar.