Përgjithshme

Bie mbi trasenë e shinave, shpëtohet nga pasagjerët (Video)

By FIRST CHANNEL

September 25, 2017

Kamerat e sigurisë në një stacion treni kanë regjistruar momentin kur një person ka humbur ndjenjat dhe ka përfunduar në trase.

Fatmirësisht për ta, shumë prej personave të tjerë që ndodheshin në atë moment në stacion janë ofruar për ta ndihmuar, dikush bënte me shenjë që të lajmërohej treni që të frenonte, ndërsa më të guximshmit u hodhën mbi shina për t’i shpëtuar jetën personit të panjohur për ta.

Raportohet se ngjarja e filmuar ka ndodhur rreth mesditës të së Hënës në stacionin Wynyard të Sidnejt në Australi.