Më në fund Mimoza Shkodra dhe Seldi konfirmojnë lidhjen, dyshja bëjnë daljen e tyre të parë së bashku (Foto)

Është përfolur për javë të tëra se një romancë e re ka nisur mes këngëtarëve Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra.

Telegrafi ju solli disa fotografi ekskluzive nga pushimet e çiftit në Sarandë, ku dyshja shfaqeshin të pandarë nga njëri-tjetrin.

Por, një deklaratë e vetme nga të dy palët nuk u tha në lidhje me këtë lajm.

Së fundmi, ka qenë vet Mimoza ajo e cila ka publikuar dy fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Seldin në Alpet e Zvicrës.

Dyshja duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjersa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungon.

Në përshkrimin e fotografive, Mimoza ka vendosur dy ikona emotive (një djalë dhe një vajzë), me çka edhe ka konfirmuar lajmin tashmë që ata janë çift.

Të shumta kanë qenë edhe pëlqime dhe komentet nga ndjekësit e tyre, të cilët i komplimentonin dhe i uronin çiftin më të ri në estradë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BZbfHCbFAY4/?taken-by=mimozashkodra

Temat
Showbiz

Të afërta