Ish Prokurorja e EULEX-it, Marie Bamieh, hetohet për keprdorim detyre

Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda, është duke zhvilluar hetime kundër ish prokurores së EULEX-it, Marie Bamieh.

Lajmin e ka bërë të ditur avokatit Besnik Berisha, i cili ka shkruar në Facebook se Bamieh dyshohet për shpërdorim të pozitës zyrtare derisa ishte prokurore në EULEX dhe po ashtu, në mes të tjerash, edhe për një hetim jo objektiv dhe të njëanshëm në rastin e Ilir Tolaj dhe Bujar Bukoshi.

“Lajmi për këdo që i intereson, meqenëse as EULEX e as Prokuroria nuk ka njoftuar askënd, me qellim te siç thonë ata “ruajtjes se imazhit te misionit”….Po te ishte hetimi kundër ndonjë zyrtari/e apo ish zyrtari/e kosovare, mbase dhe konference per shtyp do kishim, se njoftim për media gjithsesi”, ka shkruar ai.

Hetimi është iniciuar si rezultat i kallëzimit penal të ushtruar nga Tolaj./Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta