Lajm i keq për të gjithë kosovarët: S’ka liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po synon të bindë Bashkimin Evropian qe të heq vizat me Kosovën edhe pa e ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

I pari i ekzekutivit po pret nga BE qe të vlerësoj iniciativën e tij për krijimin e një komisioni të ri për demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithatë, njohësit e integrimeve evropiane janë skeptikë se do të ndodhë liberalizmi i vizave pa përmbushjen e kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Avni Mazreku ka thënë se për sa kohë qe nuk ratifikohet në Kuvend marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, liberalizimi vështire se mund të ndodhë.

“Kur zhbllokohet procesi, pra kur ratifikohet marrëveshja, Kosovës prapë nuk i garantohet automatikisht lëvizja e lirë e qytetarëve, për shkak se vendimi final merret nga Këshilli i BE’së, ku shtetet e Bashkimi Evropian nëpërmes një sistemi ku duhet të votojnë së paku 55 për qind e shteteve”, ka thënë Mazreku.

Por, ky proces mund të kalojë edhe nëpër një pengesë tjetër. Liberalizimi i vizave, sipas tij, mund të bllokohet nëse katër shtete, që përbëjnë 35 për qind të popullatës evropiane, janë kundër heqjes së vizave për Kosovën.

Në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë e vlerësojnë mision të pamundur realizimin e premtimit nga ana e kryeministrit Haradinaj, i cili ishte zotuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda 90 ditë pasi ta merr drejtimin e qeverisë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës ka marrë vendim qe të krijoj një komision të ri i cili përbehet kryesisht prej njerëzve të cilët e kanë kundërshtuar më të madhe versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i qeverisë e ka përmendur edhe arbitrazhin si opsion për t’i dhënë epilog cështjes se demarkacionit.

Temat
LajmeVend

Të afërta