Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, i cili edhe po e drejton emisionin zgjedhor në këtë televizion ka treguar se përse u ndërpre rryma.
Ai tha se dikush e ka ndalur qëllimisht rrymën, dhe ka ikur me makinë, raporton Gazeta Blic.
“Dikush i ka ndalur të gjitha siguresat dhe ka ikur shpejt me makinë”, ka theksuar Haxhiu.
Edhe vetë Ahmeti kur ishte ndalur rryma, ka thënë se këtë po ia bëjnë kundërshtarët.