Showbiz

Shkurte Gashi, së shpejti do të bëhet nënë

By FIRST CHANNEL

September 21, 2017

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Shkurte Gashi rrallë flitet për jetën e saj private.

Ajo është kujdesur që këtë anë ta mbajë larg syrit të medias, megjithëse jo gjithmonë ja ka dalë me sukses

Pak kohë më parë u fol për një lidhje të Shkurtes, e cila as nuk u pohua e as nuk u mohua nga këngëtarja jonë.

Sipas burimeve të Revistës “Kosovarja”, Shkurta përveç që është në lidhje, ajo është edhe shtatzëne.

Shkurta së shpejti pret të bëhet nënë për herë të parë.

Këngëtarja është në lidhje me vëllain e Blerim Destanit.