Botë

Hutohet Trumpi, flet për një shtet që nuk ekziston

By FIRST CHANNEL

September 21, 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump, është hutuar gjatë një fjalimi para liderëve afrikanë duke iu referuar një shtetit që nuk ekziston askund në hartë, Nambia.

Ai e ka hutuar Nambia me Namibian.

“Në Guineja dhe Nigeri, ju e keni luftuar shpërthimin e Ebolës së tmerrshme. Sistemi shëndetësor i Nambia nuk është aspak i mjaftueshëm”, ka thënë Trump gjatë drekës zyrtare, duke e shqiptuar keq dy herë emrin e vendit, transmeton Express.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë shpjegoi se presidenti po fliste për Namibia, një vend me popullatë 2.5 milionë banorë në jugperëndim të Afrikës.

Derisa Nambia nuk është vend afrikan, ai u bë tema kryesore sot në Twitter.